Në përgjithësi kolla mund të ndahet në dy kategori: kollë e thatë dhe kollë produktive. Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh një kollë të thatë nga një kollë produktive dhe madje bëhet edhe më e vështirë gjatë periudhave të mbivendosjes.
Kolla e thatë është gërvishtëse dhe irrituese, për shkak acarimi të fytit shkaktuar nga grimca të huaja, pluhuri ose një infeksion në fyt. Në këtë lloj kolle nuk prodhohet mukus ose gëlbazë. Kolla e thatë zakonisht trajtohet me antitusivë.
Kolla produktive (gjoksi) karakterizohet nga formimi i mukusit ose gëlbazës në mushkëri. Refleksi i kollës është një mekanizëm për të larguar të gjithë gëlbazën në mënyrë që të pastrohen mushkëritë. Kolla e gjoksit zakonisht trajtohet me ekspektorantë.
