
A e dini se për qindra vjet Trumza është përdorur si bimë mjekësore? Në Greqinë e lashtë, mjekë të tillë si Hipokrati punonin me trumzë. Madje edhe sot, trumza është një bimë e rëndësishme mjekësore që përdoret për trajtimin simptomatik të kollës dhe bronkitit.
Përbërësit kryesorë të trumzës janë vajrat esencjalë, agjentët tanike dhe flavonoidet. Ekstraktet e trumzës lehtësojnë pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga mukusi. Të marra në rrugë orale, vajrat esencjalë depërtojnë thellë në bronke, ku ata ushtrojnë veprimin e tyre pozitiv në atë vend ku ndodhet sëmundja. Në infeksionet e gojës dhe fytit, trumza përdoret si një gargarë ose spraj. Kur administrohet lokalisht në mukozën e gojës ose faringut, kjo bimë mjekësore ka një efekt dezinfektues.
Në kollë, ekstraktet e trumzës…
lirojnë mukusin ngjitës viskoz I cili bllokon rrugët e frymëmarrjes
lehtësojnë kollitjen e mukusit
kanë një efekt dezinfektues, dhe
mund të ndihmojnë në relaksimin e bronkeve (efekt bronkospazmolitik)