Trajtimet e të ftohtit

Nuk ka një mbrojtje kundër viruseve ndaj të ftohtit, por - ju mund t’i trajtoni efektivisht këto simptoma të bezdisshme të ftohjes së zakonshme!

cold remedies
Nuk ka një mbrojtje kundër viruseve ndaj të ftohtit, por…

… … ju mund t’i trajtoni efektivisht këto simptoma të bezdisshme të ftohjes së zakonshme!

Ftohjet janë çrregullimet më të zakonshme mes tyre. Viruset e ftohjes sulmojnë pa keqardhje më shumë se katër herë në vit, tek fëmijët madje dhe më shpesh. Dhjetë episode të ftohjes në vit janë pothuajse normale tek fëmijët. Pasi ka më shumë se 300 tipe të ndryshme të viruseve, kalimi i një infeksioni nuk garanton imunitet të qëndrueshëm. Edhe pse nuk mund të bëhet asgjë kundër viruseve që shkaktojnë të ftohurin, simptomat e ftohjes mund të trajtohen më së miri, duke lehtësuar në këtë mënyrë pacientët, të vegjël dhe të rritur! Madje edhe nëse nuk ka një mbrojtje kundër viruseve ndaj të ftohurit, ju mund të trajtoni efektivisht simptomat e ftohjes së zakonshme, kështu ju mund të shijoni ende ditën tuaj pavarsisht ftohjes!

Simptomat tipike dhe kohëzgjatja e një ftohje

Përveç simptomave si rrjedhje e hundëve dhe dhimbje fyti, dhe ndonjëherë temperature ose ethe, simptomat e një ftohje të zakonshme përfshijnë gjithashtu dhimbjet e bezdisshme të kokës, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të përgjithshme. Pacienti ndihet “sikur e kanë rrahur”. Sipas një shprehje lidhur me kohëzgjatjen e ftohjes: "Janë tre ditë të ardhjes, tre ditë qëndrimi, dhe tre ditë largimi". E drejtë! Ftohja na shqetëson për rreth një javë – dhe në më të shumtën e rasteve është zhdukur pas kësaj.

Drejtimi tipik

Fillimisht, ftohja vjen me kruajtje të fytit dhe ethe të lehta. Kjo më pas shoqërohet me rrjedhje të hundëve. Pas një ose dy ditësh dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve bëhen më keq. Enjtja e dukshme e membranave mukoze në hundë e bën të vështirë frymëmarrjen përmes hundës. Në këtë pikë, shumë shpesh pacienti ankohet për dhimbje koke dhe/ose dhimbje të përgjithshme. Sapo viruset shkaktojnë infeksion në bronke, infeksioni rëndohet në ditën e katërt me një kollë torturuese. Ethe (ose temperaturë) gjithashtu e parë në shumë pacientë është një tjetër pasojë e infeksionit.

Parandalimi i transmetimit!

Ftohjet transmetohen nga një person tek një tjetër përmes "infeksioneve të përhapura përmes grimcave”: Njerëzit kolliten ose tështijne drejt jush. Çdo herë që kjo ndodh, miliona viruse fluturojnë në ajër, mijëra grimca ajrore në minutë, derisa viruset mund të qëndrojnë aty për orë të tëra. Me çdo frymëmarrje të bërë, viruset hyjnë në rrugët e frymëmarrjes se personave të tjerë. Ose nëse keni shtrëngim duarsh me një person i cili vuan nga i ftohuri, dhe më pas prekni gojën tuaj- shkencëtarët i kanë zbuluar duart si një rezervuar i stërmadh për transmetim!

Larja e duarve shpeshherë është hapi i parë që duhet ndërmarrë në parandalimin e transmetimit. Një sistem imunitar i fuqishëm do të kujdeset për pjesën tjetër – me fjalë të tjera, luftimi i viruseve të ngelura. Është e ditur që një sistem imunitar i dobët ka më shumë gjasa t’i dorëzohet ftohjeve të zakonshme sesa një i fuqishëm! Veçanërisht gjatë sezonit të dimrit është e rëndësishme të merret një sasi e mjaftueshme vitaminash dhe të hahen fruta të freskëta dhe perime disa herë në ditë! Gjithashtu sistemi imunitar forcohet nga ushtrimet e duhura dhe një gjumë i mirë.

Njohja dhe shmangia e aleatëve te ftohjes!
  • Temperaturat e ftohta mund të rritin riskun ndaj ftohjeve të zakonshme: Temperaturat e ftohta dobësojnë mbrojtjen e organizmit duke kufizuar rrjedhjen e gjakut përmes membranave të mukozës . Vetëm ftohja e këmbëve mund të mjaftojë për të sinjalizuar “ekspozimin” e trupit , duke e bërë atë të ngushtojë enët e gjakut.
  • Dhomat tepër të ngrohta mund të nxisin ftohjen: Ajri i ngrohtë than membranat e mukozës, barrierat më të rëndësishme kundër mikroorganizmave, kështu i bën ato më pak të papërshkueshme nga mikrobet . Tani viruset mund të depërtojnë atje akoma më lehtë dhe të vendosen poshtë.
  • Gjithashtu stresi dobëson jashtëzakonisht mbrojtjen e organizmit: Ulja e nivelit të stresit, për shembull, duke planifikuar ushtrime relaksuese të rregullta përgjatë ditës, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e organizmit!
Gjërat që duhet të bëhen për parandalim:
  • Pini të paktën dy litra ujë në ditë! Kjo e mban membranën e mukozës të lagësht! Tharjet e membranave të mukozes janë arsyet më të mira për shtimin e baktereve dhe viruseve.
  • Sigurohuni të ushtroheni mjaftueshëm, më e mira jashtë në ajër të pastër! Kjo vlen edhe për sezonin e ftohtë - mos harroni te vishni veshje të ngrohta! Dalja jashtë në vjeshtë dhe në dimër, duhet të përfshije një shall, dorashka, dhe një kapele. Humbet shumë nxehtësi në kohën e dimrit, veçanërisht nga koka.
  • Sigurohuni të flini mjaftueshëm dhe të bëni një gjumë shplodhës! Studimet kanë treguar se një gjumë i mjaftueshëm mbron kundër infeksioneve! Sasia e gjumit të nevojshëm ndryshon nga njëri person te tjetri, zakonisht diku midis gjashtë dhe dhjetë orësh. Pushimi në shtrat është gjithashtu themelor për trajtimin ndaj ftohjeve, gripit, dhe sëmundjeve të tjera infektive.
  • Dietë e balancuar! Kjo përfshin një konsumim të mjaftueshëm të vitaminave. Produktet e vitaminave të marra në farmaci ju mbrojnë duke rritur imunitetin.
  • Ushtrime të sistemit imunitar me dush të nxehtë dhe të ftohtë , sauna, dhe trajnime rezistente duhet bere: "ushtrime për rritjen e rezistencës".
  • Lani duart tuaja disa herë në ditë.
  • Ajrosni dhomat rregullisht dhe parandaloni tharjen e ajrit.
  • Nëse është e mundur, shmangni grumbullimet e mëdha të njerëzve përgjate vjeshtës dhe dimrit. Pikërisht aty ndodh që grumbuj virusesh të ftohjes të jenë në gjëndje të fshehur!
Si të merrni ndihmë

Në rast se ju merrni një të ftohtë pas gjithçkaje, hapat e mëposhtëm ju ndihmojnë për t’u shëruar!

  • Pushim i mjaftueshëm
  • Gjumë i mjaftueshëm
  • Mënyra të njohura shtëpiake si pako të ftohta për fytin dhe/ose akull, avuj...
  • Ajër i pastër
  • Lagështi e mjaftueshme në dhoma

Mos pini duhan në asnjë rrethanë sepse substancat e dëmshme që ato kanë gjithashtu dëmtojnë membranat e mukozës tashme nën sulm.

Ju duhet të shkoni tek një mjek nëse...
  • ftohja zgjat për më shumë se dhjetë ditë.
  • keni temperaturë të lartë ose temperatura dhe dhimbja vazhdon për më shumë se dy ditë pavarësisht mjekimit.
  • gëlbaza e nxjerrë nga kollitja ka një ngjyrë të verdhë- jeshile. Në këtë rast mund të jenë të përfshira bakterie të cilat, në disa raste, duhet të trajtohen me antibiotikë.
  • fyti bëhet tërësisht i dhimbshëm ose nëse dhimbja zgjat për më shumë se tre ditë.
  • gjuha ose membranat e mukozës së fytit shfaqen me një shtresë të bardhë në të verdhë sepse kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni mykotik.
  • në tonsila shfaqet infeksioni në trajtë pikash.
Si ta njohesh gripin!

Në rastin e ftohjes së zakonshme simptomat kryesore janë rrjedhje hundësh, dhimbje fyti dhe dhimbje koke. Kjo sëmundje mund të shfaqet përgjatë gjithë vitit. Influenza, i njohur më mirë edhe si grip, nga ana tjetër shfaqet vetëm gjatë kohës së një epidemie kur viruset e influenza janë në qarkullim. Me fjalë të tjera, zakonisht nuk ka epidemi gripi përgjatë stinës së verës. Në gripin e vërtetë sëmundja instalohet shpejt dhe rëndë dhe shoqërohet me temperaturë të lartë e cila shumë shpesh nuk reagon fare, ose vetëm pak ndaj masave për uljen e temperaturës. Tregues tjetër i fortë është dhimbje e rëndë e muskujve. Është i rëndësishëm fillim i shpejtë i trajtimit sepse përndryshe viruset e gripit mund ta pushtojnë organizmin shumë më lehtë, dhe koha jetësore do të humbasë duke i luftuar ato.

Sëmundjet infektive si gripi transmetohen nga njëri person tek tjetri. Për shkak të riskut të infeksionit ngjitës OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) rekomandon vaksinimin për çdokënd, në mënyrë që të mbrojë këdo dhe të ndalojë sëmundjen nga transmetimi. Vaksinimi rekomandohet veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, dhe pacientët me një çrregullim bazë ose në risk për komplikacione. Pasi viruset e gripit janë ekstremisht të shpejtë për të ndryshuar, çdo vit variante të tjera të viruseve krijohen, dhe prandaj vaksinimi duhet të ripërsëritet çdo vit.