Rreth kollës

Pavarsisht nga lloji i kollës: Kollitja është gjithmonë e bezdisshme dhe e pakëndshme!

Kollitja si simptomë

Fillimisht ka një kollë të thatë, irrituese, dhe më pas kollitja bëhet produktive me sekretim mukusi - por pa marrë parasysh se cila kollë, ajo është gjithmonë e bezdisshme dhe e pakëndshme. Kolla është një simptomë tipike e një ftohje të zakonshme, dhe mund të jetë veçanërisht shqetësuese gjatë natës. Kollitja nuk duhet kaluar me vuajtje në heshtje - duhet të trajtohet siç duhet!

Shkaqet tipike të kollës

Ekzistojnë dy lloje të infeksioneve të rrugëve ajrore që mund të shoqërojnë një ftohje të zakonshme:

  • a) Infeksione të traktit të sipërm respirator, p.sh. rinitit ose sinuzit

  • b) Infeksione të traktit të poshtëm respirator, p.sh. bronkit

Në këto raste kollitja shpesh është një simptomë e infeksionit akut të rrugëve të sipërme dhe / ose të poshtme të frymëmarrjes. Këto infeksione shkaktohen nga viruset dhe zakonisht zgjasin nga disa ditë deri në dy javë.

Fazat e kollës

bronchostop
Grafik: Fazat e kollës dhe lëndët aktive të Bronchostop Shurup

Në përgjithësi kolla mund të ndahet në dy kategori: kollë e thatë dhe kollë produktive. Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh një kollë të thatë nga një kollë produktive dhe madje bëhet edhe më e vështirë gjatë periudhave të mbivendosjes.

Kollë e thatë është gërvishtëse dhe irrituese, për shkak të një acarimi të fytit të shkaktuar nga grimca të huaja, pluhuri ose një infeksion në fyt. Në këtë lloj kollë nuk prodhohet mukus ose gëlbazë. Kolla e thatë zakonisht trajtohet me antitusivë.

Kollë produktive (gjoksi) karakterizohet nga formimi i mukusit ose gëlbazës në mushkëri. Refleksi i kollës është një mekanizëm për të larguar të gjithë gëlbazën në mënyrë që të pastrohen mushkëritë. Kolla e gjoksit zakonisht trajtohet me ekspektorantë.

Fillo trajtimin herët

Një trajtim i hershëm është i rëndësishëm sepse përndryshe infeksioni mund të përparojë në një formë më të rëndë të sëmundjes (psh. Bronkit). Bakteret shpesh përfitojnë nga dobësimi i sistemit imunitar nga infeksioni viral. Kjo mund të çojë në një infeksion bakterial shtesë (i ashtuquajturi infeksion dytësor bakterial). Një shenjë që mund të ndihmojë në dallimin midis infeksioneve bakteriale dhe virale është ngjyra e mukozës së sekretuar:

Në infeksionet virale pështyma shpesh është e ngjashme me mukusin dhe e bardhë. "Ftohja e zakonshme" zakonisht shkaktohet nga një infeksion akut viral. Simptomat tipike të një ftohjeje të zakonshme janë kollitja, e folura me hundë, dhimbja e fytit, ndonjëherë dhimbja e muskujve, dhimbja e kokës dhe temperatura e ngritur ose ethe.

Në infeksionet bakteriale pështyma ka tendencë të jetë e verdhë-jeshile.

Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se 1 javë në rastin e fundit, duhet të shihni një mjek pa vonesë, pasi trajtimi me antibiotikë mund të jetë i nevojshëm.

Ekziston një trajtim bimor i kollës

Në kollë, përgatitjet bimore të tilla si ekstrakte të përftuara nga trumza ose rrënja e mullagës kanë një traditë të gjatë për trajtimin simptomatik të kollës. Trumza ka një efekt sekretolitik dhe spazmolitik. Për më tepër rrit aktivitetin e cilieve në bronke, duke lehtësuar kështu ekspektorimin. Rrënja e mullagës qetëson fytin e irrituar dhe në këtë mënyrë ndihmon në lehtësimin e nxitjes për kollë.